O nama

 

Kompania Univerzal Toni u themelua në vitin 1995 në Preshevë, me emërtimin Univerzal, pastaj nga viti 2006 e deri më tani vazhdojmë me emrin Univerzal Toni.
Në fillim me një staf të vogel të punëtorëve ndërsa sot ka një numer më të madh, ku synon që këtë numër ta rris gradualisht.

MISIONI
Kompania Univerzal Toni , gjithmonë dëshiron të ofroj këshilla të ekspertëve në fushat e ngrohjes, ujësjellësit dhe klimatizimit.

VIZIONI
Kompania Univerzal Toni synon që të njihet si :
Partner i zgjedhur dhe i sinqertë për klientët tanë duke përfshirë:
Shërbime të sinqerta, korrekte me qëllim te rritjes se vlerave për projektet e klientëve. Duke qenë gjithmonë të denjë të shtojmë besimin e klientëve, duke mbajtur gjithmonë përgjegjësinë për veprimet tona.

OBJEKTIVI
Gjithmonë ruajtja dhe qasja me sinqeritet ndaj klientëve.
Sigurimi i një mjedisi sfidues dhe atmosferë ekipore.
Duke prentenduar të arrijmë perfeksionim drejt majave më të larta të suksesit.
Kultivimi i një kulture të unifikuar brenda Kompanisë.

TEKNOLOGJIA:
Synimi kryesor i yni është pajisja me teknologji të reja dhe aplikimin e metodave të reja të punës, gjithmonë në të mirë të klientëve tanë dhe bizneseve të tyre.

BASHKËPUNIMI:
Kompania Univerzal Toni inkurajon bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet kompanive lokale dhe atyre ndërkombëtare, dhe punon me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë për të mirë të klientëve të saj.

Ne jemi përfaqësues ekskluziv të: Tiemme, Frabo, Enrad, Drazice, Interplast, Semi , Liv dhe shumë trendeve tjera botërore. Shpresojmë që mësuat sado pak për kompaninë tonë dhe jeni të mirëpritur të na vizitoni në zyrat tona.
Faleminderit që na kushtuat kohë për të mësuar më tepër rreth kompanisë tonë.